Ndërlidhjet

Lufta civile kërcënon Bregun e Fildishtë



Kërcënimi nga lufta civile ka filluar të krijojë shqetësime në Bregun e Fildishtë, teksa forcat besnike ndaj Laurent Gbagbo u kërcënuan se do të vërsulen në hotelin në kryeqytetin Abixhan, ku paqëruajtësit e Kombeve të Bashkuara po e mbrojnë presidentin e njohur ndërkombëtarisht, Alesane Outara.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, ka paralajmëruar se një sulm ndaj presidentit apo qeverisë mund të nxitë luftë civile në këtë shtet të brishtë afrikan.

Gbagbo këmbëngul se ai është udhëheqësi legjitim i Bregut të Fildishtë, dhe i akuzon Francën, SHBA-të dhe OKB-në se po komplotojnë me Outaran për t'i falsifikuar zgjedhjet e muajit të kaluar.
XS
SM
MD
LG