Ndërlidhjet

Egjipti rrit masat e sigurisë


Egjipti ka rritur alarmin para festës së Këshëndellave koptike, që pasojnë sulmet e Vitit të Ri në një kishë, ku mbeten të vrarë 21 persona dhe të plagosur 27.

Policia ka anuluar pushimin për zyrtarët e lartë dhe ka shtrënguar masat e sigurisë në aeoporte dhe limane, duke vendosur postblloqe të reja.

Koptët festojnë Kërshëndellat këtë të premte, më 7 janar.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet e fundit, të cilat ndodhën dy muaj pasi sulmit vdekjeprurës në një kishë në Bagdad, për të cilin mori përgjegjësinë një grup i ndërlidhur me Al- Kaidën.
XS
SM
MD
LG