Ndërlidhjet

Rusi: Zhbllokohen dy anije, tri të tjera ende në akull


Akullthyesit rusë sot i kanë liruar dy prej pesë anijeve ruse të bllokuara nga akulli i trashë në bregdetin lindor të këtij vendi.

Tri anije, prej 30 dhjetorit, mbeten të bllokuara në Detin Okhotsk.

Ministria e transportit e Rusisë njoftoi se anijet kanë furnizime të mjaftueshme me ushqim dhe karburant dhe nuk ka rrezik për më se 400 njerëzit në anije.

Deti Okhotsk është një krah i Paqësorit Verior, në perëndim të gadishullt Kamçatka.
XS
SM
MD
LG