Ndërlidhjet

Takohen Thaçi dhe De Marnak



Kryeministri Hashim Thaçi dhe shefi i EULEX-it, Xavier Bout de Marnak, diskutuan sot për gjendjen aktuale politike në Kosovë, me theks për procesin e zgjedhjeve.

Thaçi e ka vlerësuar procesin të qetë dhe në përputhje me standardet e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Shefi i EULEX-it ka vlerësuar se aspektet e sigurisë të zgjedhjeve janë trajtuar mirë.

Thaçi dhe De Marnak janë pajtuar për thellimin e bashkëpunimit mes qeverisë dhe EULEX-it, për të forcuar sundimin e rendit dhe ligjit dhe avancimin e gjithëmbarshëm të proceseve zhvillimore në Kosovë.
XS
SM
MD
LG