Ndërlidhjet

Viktima të reja në Tunizi



Sot raportohet për më shumë të vrarë në protestat që kanë përfshirë Tunizinë gjatë javëve të fundit. Trazirat e muajit të fundit janë më të këqijat që ka parë ky vend i Afrikës së Veriut për dekada me radhë.

Gjatë 24 orëve të fundit raportohet për një të vrarë në kryeqytetin Tuniz dhe disa të vrarë në veri të vendit. Sipas burimeve zyrtare numri i viktimave nga trazirat ka shkuar në 23, por dëshmitarët dhe organizatat e të drejtave të njeriut thonë se kjo shifër është më e lartë.

Komisionerja e OKB-së për të drejtat e njeriut ka akuzuar autoritetet për përdorim të tepruar të forcës.
XS
SM
MD
LG