Ndërlidhjet

Ish bankieri zviceran ia jep llogaritë WikiLeaks-it



Një ish bankier zviceran ia ka dorëzuar sot WikiLeaks-it dokumentat, për të cilat thotë se dëshmojnë se biznesmenë të pasur dhe ligjvënës kanë shmangur pagesën e taksave.

Rudolf Elmer, ish i punësuar në bankën zvicerane Julius Baer, tha se pronarët e llogarive janë personalitete të njohura, udhëheqës të biznesit dhe ligjvënës nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Azia.

"Dua t'ia bëj me dije shoqërisë atë që di për mënyrën se si punon sistemi. Ai e dëmton shoqërinë tonë duke i larguar paratë nga institucionet financiare dhe nga konglomeratet shumëkombëshe, paratë fshehen jashtë në qendrat sekrete", tha Elmer në Londër.

Pranë tij qëndronte themeluesi i WikiLeaks-it, Xhulian Asanzh, i cili i lëvdoi përpjekjet e ish bankierit për t'i zbuluar praktikat e fshehta në industrinë financiare.

Asanzh tha se do të duhen disa javë përpara se dosjet e Elmerit të publikohen në faqen e WikiLeaks-it.
XS
SM
MD
LG