Ndërlidhjet

Medvedev: Rusia duhet ta ratifikojë traktatin START



Presidenti rus Dimitri Medvedev tha se është e nevojshme që Rusia dhe Shtetet e Bashkuara ta përfundojnë procesin e ratifikimit të traktatit për reduktimin e armatimit bërthamor (START).

"Amerikanët e kanë bërë atë që e premtuan, e bënë me disa nuanca por e ratifikuan marrëveshjen. Tash është radha jonë, dhe konsideroj se do të merret një vendim i tillë", ka thënë Medvedev.


Marrëveshja për reduktimin e kokave bërthamore për 30 % u arrit në takimin e presidentëve Obama dhe Medvedev në Pragë në prill, 2010.

XS
SM
MD
LG