Ndërlidhjet

BE angazhohet për të drejtat e njeriut


Bashkimi Evropian do të kërkojë nga presidenti uzbek, Islam Karimov, zbatimin e reformave për të drejtat e njeriut.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Olivier Bejlli, tha se kjo çështje do të jetë në krye të agjendës gjatë takimit të Karimovit me presidentin e KE-së, Hose Manuel Baroso, të hënën në Bruksel.

“Takimi i javës së ardhshme do t’i vërë të drejtat e njeriut dhe reformat e brendshme në krye të rendit të ditës”, ka thënë Bejlli.

Regjimi i Karimovit ishte vënë në listë të zezë nga ana e Bashkimit Evropian në vitin 2005, për shkak se kishte refuzuar të lejojë një hetim ndërkombëtar për vrasjen e qindra demonstruesve në qytetin Andijon.

Sanksionet u hoqën në 2009-ën, por grupet për të drejtat e njeriut tërheqin vërejtjen se regjimi i Karimovit vazhdon të abuzojë me të drejtat themelore të qytetarëve.
XS
SM
MD
LG