Ndërlidhjet

Gjykimi i trafikantit rus të armëve nis në shtator


Gjykimi i trafikantit rus të armëve, Viktor Bout, do të nisë më 12 shtator. Data u caktua nga gjykatësja amerikane, Shira Shajndlin, gjatë seancës dëgjimore, e cila ishte paraqitja e parë e Boutit në një gjykatë federale të Shteteve të Bashkuara.

Avokatët e tij mbrojtës thanë se do të kërkojnë shkarkimin e rastit për arsye se ekstradimi i të akuzuarit nga Tajlanda ishte i paligjshëm dhe se qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk ka të drejtë ta ndjekë penalisht.

43-vjeçari u arrestua në Tajlandë në vitin 2008 në një operacion të udhëhequr nga SHBA-të dhe u ekstradua në Amerikë në nëntorin e kaluar.

Bout akuzohet se u ka shitur armë Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë – të cilat konsiderohen si grup narko-terrorist nga qeveria e Shteteve të Bashkuara – si dhe komplot për vrasjen e qytetarëve amerikanë.

Nëse dënohet, Bout do të përballet me 25 vjet heqje lirie.
XS
SM
MD
LG