Ndërlidhjet

Përfundoi rivotimi në Mitrovicë


Ka përfunduar rivotimi në të gjithë komunën e Mitrovicës dhe ka filluar procesi i numërimit.

KQZ-ja ka deklaruar se procesi është zhvilluar i qetë, derisa LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë folur për parregullsi. Në mesin e shkeljeve ligjore, sipas këtyre partive, përfshihen votimet familjare, moslejimi i vëzhguesve dhe gazetarëve në qendra të ndryshme votimi.

Rrjeti i organizatave joqeveritare "Demokracia në Veprim" ka vënë re disa parregullsi gjatë procesit, derisa policia ka theksuar se nuk është kërkuar ndërhyrja e saj gjatë rivotimit.

Raportohet se nuk ka pasur interesim nga pakica serbe në veri për të marrë pjesë në rivotim. Vendimi për rivotim në komunën e Mitrovicës u mor nga Gjykata pas verifikimit të parregullsive në votimin e 12 dhjetorit.
XS
SM
MD
LG