Ndërlidhjet

Perëndimi dënon sulmin në Moskë



Liderët perëndimorë e kanë dënuar sulmin e dyshuar vetëvrasës, i cili shkaktoi më shumë se 30 të vdekur në aeroportin Domodedovo në Moskë.

Shefi i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, e shprehu "solidaritetin" e aleancës së Perëndimit me Rusinë, dhe bëri thirrje për më shumë bashkëpunim ndërmjet Moskës dhe aleancës në luftën kundër terrorizmit.

Kryetari i Parlamentit Evropian, Jirzhi Buzek, i ka shprehur keqardhje popullit të Rusisë, duke thënë se "terrorizmi dhe dhuna kurrë nuk mund të justufikohen".

Shtetet e Bashkuara i kanë shprehur ngushëllime presidentit rus dhe familjeve të viktimave të sulmit.

Franca dhe Gjermania e quajtën sulmin vepër "barbare".
XS
SM
MD
LG