Ndërlidhjet

SHBA-të të shqetësuara për dhunën në Egjipt



Ushtria është vendosur në rrugët e Kajros, ku sot mijëra protestues anti-qeveritarë janë përleshur me policinë. Këto janë demonstratat më të mëdha kundër rregjimit gati 30 vjeçar të presidentit Hosni Mubarak.

Mubarak ka kërkuar nga ushtria të marrë gjendjen nën kontroll dhe të zbatojë ndalim-qarkullimin në orët e natës. Ndalim-qarkullimi është i vlefshëm për Kajron, Aleksandrinë dhe Suezin nga ora 18:00 e mbërmjes deri në orën 7:00 të mëngjesit.

Protestuesit i kanë vënë zjarrin selive të partisë në pushtet në qytetet e Mansurës dhe Suezit.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton i ka bërë thirrje qeverisë në Kajro që të fillojë menjëherë reformat. Klinton theksoi se SHBA-të janë partner me popullin e Egjiptit. "Udhëheqësit duhet të adresojnë aspiratat e grupeve të ndryshme në shoqëri. Udhëheqësit duhet ta shohin shoqërinë civile si partner dhe jo si kërcënim".
Klinton shprehu shqetësim të thellë për përdorimin e dhunës.
XS
SM
MD
LG