Ndërlidhjet

Kalderon: Murinjo duhet të mësojë nga Guardiola



Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Kalderon, ka thënë se Zhose Murinjo është zgjedhje e gabuar.

Në xhiron e kaluar, Reali humbi nga Osasuna 1-0, dhe mbeti shtatë pikë prapa Barcelonës.

“Metodat e tij nuk janë mënyra më e mirë për përfaqësimin e klubit. Ai nuk i ndihmon imazhit të Real Madridit. Ai erdhi për të fituar tituj e jo për t’u ankuar ndaj gjyqtarëve. Ai duhet të mësojë nga Guardiola se si duhet të luhet futbolli”, ka thënë Kalderon për mediet spanjolle.

Kalderon ishte president i Real Madridit nga 2006 deri 2009.
XS
SM
MD
LG