Ndërlidhjet

Kombet e Bashkuara: 25 mijë pakistanezë lënë shtëpitë


Kombet e Bashkuara thonë se rreth 25,000 fshatarë pakistanezë janë larguar nga operacionet luftarake kundër militantëve islamikë në rajonin fisnor afër kufirit afgan.

Zëdhënësi i komisionarit të lartë për refugjatë në OKB, Adrian Eduards, tha se deri në 90,000 njerëz mund të kenë ikur nga shtëpitë e tyre, me intensifikimin e luftimeve kah fundi i muajit.

Ai tha se shumica e të zhvendosurve janë vendosur në dy kampet e ndërtuara rishtazi nga Kombet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG