Ndërlidhjet

Merkel: Ndryshimi në Egjipt duhet të jetë paqësor


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ndryshimi në Egjipt duhet të jetë paqësor. Ajo tha se do të ishte “gabim” të mos mbështeteshin demonstruesit që kërkojnë ndryshime.

Merkel i bëri këto komente në konferencën vjetore të sigurisë, që po vazhdon punimet në Mynih.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara hapi seancën e sotme duke thënë se protestat në botën arabe janë nxitur nga pasiguria dhe varfëria, por edhe nga korrupsioni dhe cenimi i demokracisë.

Konferenca ka nisur të premten me paralajmërimet e shefit të NATO-s, Anders Fog Rasmusen, se trazirat në botën arabe rrezikojnë destabilizimin e rendit botëror. Rasmusen u ka bërë thirrje qeverive evropiane të mos i zvogëlojnë buxhetet e tyre të mbrojtjes.
XS
SM
MD
LG