Ndërlidhjet

Pirateria i shqetëson transportuesit e mëdhej



Grupet më të mëdha transportuese në botë kanë bërë thirrje për përgjigje më të vendosur ndërkombëtare ndaj piraterisë në Somali, duke paralajmëruar se dhuna në Bririn e Afrikës mund ta shtyjë industrinë të kërkojë shtigje tjera.

Unioni i pronarëve të anijeve nga Greqia publikoi një letër nga katër shoqata transportuesish, të cilat përbëjnë rreth 90 % të flotës tregtare në botë, ku tërhiqet vërejtja se "situata aktuale është e papranueshme".

Ata thonë se pirateria i kushton ekonomisë botërore prej 7 deri 12 miliardë dollarë në vit.
XS
SM
MD
LG