Ndërlidhjet

Ankesë ndaj vendimit të gjykatësit në rastin Medicus


Prokurorët e misionit të BE-së kanë ngritur ankesë kundër vendimit të gjyqtarëve të EULEX-it se disa nga provat e rastit Medicus, të cilat janë paraqitur gjatë seancës dëgjimore nga ana e prokurorëve, janë të papranueshme.

“Prokurorët e EULEX-it kanë paraqitur ankesë kundër vendimit të gjykatësit. Tani, paneli i përbërë nga tre gjykatës do të vendosë lidhur me ankesën. Kur ata të sjellin vendimin e tyre, gjykatësi do të sjellë vendimin përfundimtar nëse do të konfirmojë ose jo padinë në lidhje me rastin Medicus”, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeleviq.

Seanca dëgjimore kundër shtatë shtetasve të Kosovës, të dyshuar për përfshirje në rrjetin ndërkombëtar të trafikimit me organe njerëzore, është mbajtur më 6 janar.
XS
SM
MD
LG