Ndërlidhjet

Blerim Gjoci përgjigjet në pyetjet tuaja


Të nderuar lexues, mysafiri ynë i radhës në rubrikën "Intervista online" është aktori Blerim Gjoci.

Ju mund të shtroni pyetje nga më të ndryshmet për të mësuar më shumë për jetën dhe veprimtarinë e tij dhe përgjigjet do t’i merrni nga vetë ai, pasi të jetë mbyllur forumi.



Blerim GJOCI është i lindur më 27.07.1972 në Istog. Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka mbaruar në vendlindje, ndërkaq Fakultetin e Arteve, Degën e Arteve Dramatike - Aktrim , e ka përfunduar në Prishtinë. Ai ka luajtur me dhjetëra role në teatër dhe film. Rolet që ai i vlerëson si më të rëndësishmet, të cilat i ka luajtur në teatër, janë në shfaqjet: “Moti pa Ton”, “Elena Gjika”, “Pallati i ëndrrave”, “American Bufalo”, “Parfumeria”, etj. Ndërkaq, disa prej filmave (të prodhimit kosovar dhe të huaj) ku ka luajtur Gjoci, janë: “Rekrutimi”, “Anatema”, “Ama dorën”, “Guerreros” (produksion i Warner Brothers/Spanjë), “Nje dimër pa zjarr” (film francez, i nominuar për “Luanin e artë” – Venecia) , “Koha e Kometës” (film shqiptaro-gjerman) etj.

Blerim Gjoci është themelues dhe drejtor i Festivalit “Nine Eleven”, themelues dhe drejtor i kompanisë së filmit “Prishtina FILM”, si dhe kryetar i Unionit të Artistëve të Filmit në Kosovë. Është i martuar me aktoren Anisa Ismaili dhe ka dy fëmijë. Jeton dhe punon në Prishtinë. Siç thotë Gjoci, mania e tij është pamundësia për të fjetur pa e shikuar të paktën një film.
XS
SM
MD
LG