Ndërlidhjet

Grupi "Troja" përgjigjet në pyetjet tuaja.


Të nderuar lexues, mysafiri ynë i radhës në rubrikën "Intervista online" është grupi "Troja".

Ju mund të shtroni pyetje nga më të ndryshmet për të mësuar më shumë për jetën dhe veprimtarinë e tyre dhe përgjigjet do t’i merrni nga vetë ata, pasi të jetë mbyllur forumi.



Anëtarët e rock grupit “Troja” janë: Bujar Berisha (vokalist), Florent Bajrami (kitarist), Agron Ejupi (bas-kitarist), Violant Shabani (bateri). Grupi “Troja” u themelua në vitin 1990, ndërkaq në skenë ka filluar të dalë që nga viti 1991. Janë pjesëmarrës në shumë festivale të rock muzikës dhe manifestime të tjera, sikurse Rock Fest në Pejë (1993), Rock Fest në Shkup (1993 dhe 2006), Festivali Boom (1994), Netët e klipit shqiptar (2003), Top Fest në Tiranë (2004 dhe 2009) etj. Këngën e parë “Egzistenca”, grupi “Troja“ e ka regjistruar në vitin 1995. Deri më tash, “Troja” ka mbajtur një varg koncertesh dhe ka publikuar dy albume. Në vitin 2003, publikoi albumin “People” me 10 këngë, ndërkaq sivjet ka edituar albumin e ri me 10 këngë, i titulluar “Amaneti i Clown-it”, sipas këngës e cila aktualisht është një nga hitet më të dëgjuara dhe më të kërkuara në media elektronike shqiptare.

Viti 2009 është një nga vitet më të suksesshme të këtij grupi. Në edicionin e gjashtë të Top Fest (2009) në Tiranë, “Troja” merr çmimin “Best video” me këngën “Amaneti i Clown-it”. Me të njëjtën këngë, në Video Festin Muzikor 2009, “Troja” mori tri çmime: të publikut, video-klipi më i mirë i zhanrit rock dhe videoklipi më i mirë në konkurrencën e grupeve.
XS
SM
MD
LG