Ndërlidhjet

Tunizi: Arrestohet grup i armatosur i lidhur me Ben Ali



Autoritetet në Tunizi thanë se kanë arrestuar një grup të armatosur që ishte i lidhur me presidentin e përmbysur Zine al-Abidine Ben Ali.

Autoritetet dyshojnë se grupi është i përfshirë në valën e fundit të dhunës.

Siguria ngadalë po kthehet në Tunizi tre javë pasi Ben Ali dhe famija më e ngushtë u larguan nga vendi.

Në ditët e fundit, rezervistët e ushtrisë janë ftuar që të ndihmojnë rivendosjen e rendit pas dhunës që la të paktën pesë të vrarë.
XS
SM
MD
LG