Ndërlidhjet

Takimi Japoni-Rusi në hijen e kontestit të ujdhesave


Ministrat e Jashtëm të Japonisë dhe Rusisë do të zhvillojnë sot bisedime në kohën e acarimit të raporteve mes dy vendeve lidhur me ujdhesat e kontestuara në brigjet e Japonisë.

Katër ujdhesat, të cilat në Rusi njihen si Kurile ndërsa në Japoni si Territore Veriore, u pushtuan nga trupat sovjetike në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Para takimit me homologun Sergei Lavrov, shefi i diplomacisë japoneze Seixhi Maehara ripërsëriti se Japonia i konsideron ujdhesat pjesë të territorit të vet.
XS
SM
MD
LG