Ndërlidhjet

Azerbajxhani i gatshëm për luftë me Armeninë


Ministri i Mbrojtjes së Azerbajxhanit, Safer Abijev, tha se vendi i tij po përgatitet seriozisht për luftë me Armeninë, rreth rajonit të kontestueshëm të Nagorno Karabakut.

Abijev tha se Armenia duhet të përfundojë "politikën e okupimit" në këtë rajon.

Ai i bëri këto komente me ndërmjetësuesit e paqes nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, të cilët sot vizituan Armeninë dhe Azerbajxhanin.

Ky i fundit ka kërcënuar se do të përdorë forcën në qoftë se negociatat e paqes nuk do të japin rezultate, ndërsa Armenia ka paralajmëruar se do të hakmerret në shkallë të gjerë nëse Baku nis veprimet ushtarake.

Separatistët armenë kanë marrë kontrollin e Nagorno Karabakut nga Azerbajxhani në luftën e viteve 1990, e cila la të vdekur rreth 30.000 persona.
XS
SM
MD
LG