Ndërlidhjet

Obama mirëpret tranzicionin e Egjiptit kah qeveria civile


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka mirëpritur zotimin e Forcave të Armatosura Ushtarake në Egjipt për një tranzicion të qetë drejt qeverisë civile.

Në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se “presidenti Obama ka telefonuar disa liderë botërorë – përfshirë kryeministrin britanik, Dejvid Kameron, mbretin Abdullah të Jordanisë dhe kryeministrin turk, Rexhep Taip Erdogan – për të vazhduar konsultimet mbi zhvillimet e fundit në Kajro".

Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se Obama u ka thënë bashkëbiseduesve të tij se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë gjithë mbështetjen e kërkuar nga Egjipti për një rrugë të qetë drejt demokracisë.

Presidenti amerikan ka theksuar se e admiron hapin historik të egjiptianëve.
XS
SM
MD
LG