Ndërlidhjet

Ushtria e Egjiptit shpërndan Parlamentin


Autoritetet ushtarake në Egjipt do të shpërbëjnë parlamentin dhe do të abrogojnë kushtetutën.

Këshilli i lartë ushtarak tha se do të qëndrojë në pushtet për gjashtë muajt e ardhshëm ose deri në zgjedhjet e reja.

Parlamenti i tanishëm i Egjiptit është i dominuar nga përkrahësit e ish-presidentit Hosni Mubarak, i cili u largua të premten, pas protestave masive.

Pasi udhëheqja ushtarake njoftoi masat e reja, përfaqësuesi i opozitës, Aiman Nour, tha se "kjo është një fitore për revolucionin".
XS
SM
MD
LG