Ndërlidhjet

Presidenti i Jemenit shtyn vizitën në SHBA



Presidenti i Jemenit Ali Abdullah Saleh e ka shtyrë vizitën e planifikuar në Shtetet e Bashkuara, për t'u përballur me sfidat që i kanosen nga protestuesit në vendin e tij.

Agjencia shtetërore e lajmeve Saba raportoi se shtyrja e vizitës u bë "për shkak të zhvillimeve në rajon".

Dje policia e Jemenit i shpërndau mijëra protestuesit, të cilët marshuan në kryeqytetin Sana duke kërkuar reforma politike dhe dorëheqje të presidentit.
XS
SM
MD
LG