Ndërlidhjet

Shkupi thërret për bisedime ambasadorin holandez


Maqedonia ka thirrur ambasadorin e Holandës, për të biseduar lidhur me përfshirjen e dyshuar të një punonjësi të ambasadës në përleshjet e djeshme ndëretnike.

Ministria e Jashtme maqedonase tha se Artan Grubi, organizatori i dyshuar i protestës në Kalanë e Shkupit, ishte i punësuar si këshilltar politik në ambasadë.

Ministria tha se ka kërkuar nga ambasadori Simone Filipini “të sigurojë se stafi i ambasadës përmbahet nga përfshirja në politikën vendore”.

Përleshjet e së dielës ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve, të cilët protestonin për dhe kundër ndërtimit të një kishe muze në Kalanë e Shkupit, rezultuan me tetë të plagosur.
XS
SM
MD
LG