Ndërlidhjet

Irakianët e pakënaqur sulmojnë zyrat qeveritare



Rreth dy mijë njerëz i kanë sulmuar zyrat qeveritare dhe u përpoqën t'i vënë zjarrin shtëpisë së guvernatorit për shkak të shërbimeve të dobëta publike në qytetin irakian Kut, në jug të Bagdadit.

AP citoi zëdhënësen e pushtetit rajonal të ketë thënë se të paktën 13 njerëz janë lënduar. Agjencia AFP raportoi se një njeri është qëlluar për vdekje nga rojet e sigurisë, dhe rreth 30 të tjerë janë plagosur.
XS
SM
MD
LG