Ndërlidhjet

Rama bën thirrje për protestë masive



Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka përsëritur gjatë ditës thirrjen për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme në Tiranë.

“Shqipëria është marrë peng nga një regjim vrastar kusarësh. Saliu duhet të largohet dhe t’i hapë rrugën zgjidhjes përfundimtare të krizës”, tha Rama.

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë i ka bërë thirrje shtetasve të vetë që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin vendin ku do të mbahet protesta e së premtes. Ambasada njofton se ka informacione se protesta e 18 shkurtit mund të zgjasë disa ditë.
XS
SM
MD
LG