Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi me raketa – 4 të vrarë


Raportohet se nga një sulm ajror i dyshuar nga një aeroplan pa ekuipazh i Shteteve të Bashkuara, janë vrarë katër militantë të dyshuar në Pakistan, afër rajonit kufitar me Afganistanin.

Dy zyrtarë të inteligjencës thanë se tri raketa e kanë qëlluar një shtëpi në fshatin Kaza Panda, në rajonin e Vaziristanit Jugor.

Agjencia Reuters raportoi se ky ishte sulmi i parë prej arrestit të një shtetasi amerikan, që i vrau dy pakistanezë, në fund të muajit janar.

Ndërmjet Uashingtonit dhe Islamabadit ka mosmarrëveshje nëse amerikani i arrestuar ka imunitet diplomatik dhe se do të duhej liruar.
XS
SM
MD
LG