Ndërlidhjet

Anulohet gara e makinave në Bahrein



Çmimi i Madh i Bahreinit është anuluar për shkak të protestave që e kanë përfshirë këtë vend.

Gara e makinave të Formula 1 duhej të mbahej më 13 mars dhe për rreth një javë ishte i paqartë fati i garës.

Shumica shiite kërkon më shumë të drejta në mbretërinë e drejtuar nga pakica sunite. Edhe gjatë ditës së sotme rreth 10 mijë protestues mbushën sheshin kryesor të kryeqytetit Manama duke kërkuar qeveri të re.

Mbreti Hamad bin Isa al Khalifa ka kërkuar nga i biri të nisë dialogun me të gjitha palët.
XS
SM
MD
LG