Ndërlidhjet

Al Kaida kundër Gadafit



Një degë e Al Kaidës në Afrikën e Veriut i ka bërë thirrje myslimanëve që të mbështesin protestat kundër udhëheqësit libian Muamer Gadafi.

Al Kaeda në vendet e Magrebit, përmes një deklarate në internet, është shprehur se do të bëjë çfarë është e mundur për të mbështetur protestuesit, por pa dhënë detaje.

Deklarata thekson se ndihma duhet të vijë nga vendet fqinje të Libisë, si Egjipti, Tunizia dhe Algjeria. Kjo e fundit është dhe baza e rrjetit terrorist në Afrikën e Veriut.

Gadafi ka ndihmuar Shtetet e Bashkuara të gjurmojnë dhe të kapin të dyshuarit për terrorizëm në rajon.
XS
SM
MD
LG