Ndërlidhjet

Klinton në Evropë për koordinim të veprimit ndaj krizës në Libi


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, sot në Gjenevë, takohet me aleatët kryesorë evropianë, në përpjekje të koordinimit të përgjigjjes ndërkombëtrare ndaj krizës në Libi.

Zonja Klinton do të flasë edhe në Këshillin për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, që dëshiron ta përjashtoj Libinë nga kjo trupë.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së, tashmë ka imponuar sanksione në udhëtim dhe në pasuri, kundër liderit të Libisë, Muamer Gadafi, dhe qarqeve të tij të brendshme.

Poashtu, është miratuar edhe embargoja e armatimit dhe është kërkuar që goditja e Gadafit ndaj protestuesve në Libi, nga e cila mund të jenë vrarë më se 2 mijë vetë, të shqyrtohet në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG