Ndërlidhjet

Sporti në rrezik nga bastet ilegale



Kreu i Komitetit Olimpik, Zhak Rozhe, paralajmëroi se sporti në përgjithësi është i rrezikuar nga bastet ilegale që kapin shumën prej afro 140 miliardë dollarë në vit.

Paralajmërimi u bë pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, disa zyrtarë të sportit, qeveri, Interpoli dhe përfaqësues të bastoreve u mblodhën për të diskutuar se si ta adresojnë problemin.

"Mendoj se sporti është në rrezik, jo vetëm lojërat olimpike, por sporti në përgjithësi", tha Rozhe pas takimit në Lozanë të Zvicrës.
XS
SM
MD
LG