Ndërlidhjet

Kuvendi miraton zgjatjen e ligjit për buxhetin


Kuvendi i Kosovës miratoi zgjatjen e ligjit për ndarjen buxhetore edhe për një muaj.

Qeveria e Kosovës premtoi se së shpejti do të paraqesë para Kuvendit projektligjin për buxhetin për vitin 2011. Kryeministri Hashim Thaçi tha se në këtë projektligj do të përfshihen edhe premtimet për rritjen e pagave.

Për miratimin e buxhetit vetëm për një muaj kanë votuar edhe deputetët e opozitës, të cilët janë kthyer në Kuvend, pas bojkotit që bënë në seancën kur u zgjodh presidenti dhe Qeveria e Kosovës.

Edhe pse qe paralajmëruar, sot nuk është miratuar rezoluta për bisedimet me Serbinë, por kryeministri Hashim Thaçi ka informuar shkurtimisht deputetët në lidhje me procesin.

Ai ka përsëritur se për këto bisedime fjalën duhet ta thotë edhe Kuvendi i Kosovës.
XS
SM
MD
LG