Ndërlidhjet

Dënohet sulmi ndaj mjekëve


Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) dhe Sindikata e QKUK-së, dënojnë rastin e sulmit fizik ndaj çiftit bashkëshortor që punon në këtë qendër dhe kidnapimin e djalit të tyre.

Në një komunikatë të QKUK-së thuhet se "dhuna fizike ndaj kujtdo qoftë për QKUK-në dhe sindikatën e saj, është e pa pranueshme, aq më tepër, kur ajo ndodh në shtëpi dhe te punëtorët shëndetësorë, të cilët tërë jetën kanë punuar dhe mjekuar popullatën, kryesisht në bazë humanitare".

“Kërkojmë nga organet kompetente që sa më shpejt të hulumtojnë dhe të zbardhin rastin në fjalë, kurse kryesit e kësaj vepre të marrin dënimin meritor. Mbesim me shpresë se organet e rendit dhe hetuesisë do ta zbardhin rastin dhe fëmija do t'iu kthehet prindërve të tij”, thuhet në komunikatë.
XS
SM
MD
LG