Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë në Libi


Raportet flasin për dhjetëra viktima në përleshjet mes protestuesve dhe forcave besnike të Muamer Gadafit.

Agjenica Reuters citon dëshmitarët të kenë thënë se të paktën 30 njerëz kanë humbur jetën në përpjekjet e forcave qeveritare për të rimarrë kontrollin e qytetit Zavijah.

Udhëheqësi i protestuesve në këtë rajon thuhet të jetë vrarë, ndërsa të dyja palët pohojnë se kanë kontrollin e zonës.

Viktima janë raportuar edhe të premten gjatë luftimeve në qytetin e rafinerisë së naftës Ras Lanuf. Rebelët kanë pohuar se kanë marrë kontrollin e gjithë qytetit, ndonëse nuk ka ndonjë konfirmim të pavarur.

Ndërkaq, në Bengazi mbi 19 veta kanë humbur jetën nga shpërthimi në një depo të armëve ushtarake.
XS
SM
MD
LG