Ndërlidhjet

Havel: Gadafi është si Millosheviqi


Ish presidenti i Çekisë Vaclav Havel i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të nxjerrë mësime nga shkatërrimi i përgjakshëm i ish Jugosllavisë, dhe të mos e vonojë intervenimin ushtarak në Libi, siç e bëri në rastin e bombardimit të Serbisë.

"Për Millosheviqin diskutohej katër vjet, por hezitimi nuk u shpagua. Përkundrazi, ai nxiti tmerre të panumërta. Ky është njëri nga mësimet e mëdha që do të duhej ta bëjë Perëndimin në rastin e Libisë të veprojë shpejt, pavarësisht që vendimi nuk do të ishte popullor", ka thënë Havel për gazetën çeke "Hospodarske Novine".

Havel ka theksuar se nga përvoja që ai ka, del se disa gjëra thjesht nuk mund të shtyhen, ndërsa liderin libian Moamer Gadafi e ka krahasuar me Sllobodan Millosheviqin.
XS
SM
MD
LG