Ndërlidhjet

Rasmusen: Në Libi mund të jenë kryer krime kundër njerëzimit



Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, deklaroi se sulmet ndaj civilëve në Libi mund të jenë të tilla që të klasifikohen si "krime kundër njerëzimit".

"Dënojmë fuqishëm përdorimin e forcës kundër popullit libian. Shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar janë të papranueshme. Ashti si u theksua dhe nga Këshili i Sigurimit sulmet sistematike dhe në shkallë të gjerë mund të jenë krime kundër njerëzimit", tha Rasmusen.

Deklaratat e Rasmusenit u bënë gjatë një konference për shtyp në Bruksel, pas kërkesës së Ban Ki Munit që t'i jepet fund dhunës ndaj civilëve. Ban e përsëriti kërkesën gjatë bisedës telefonike me ministrin e jashtëm të Libisë, Musa Kusa.

Kombet e Bashkuara do të dërgojnë një ekip në Libi për të vlerësuar situatën humanitare.

Sa i përket zhvillimeve në terren forcat e Gadafit kanë përparuar në qytetin port të Ras Lanufit, që mbahej nga forcat anti-qeveritare.
XS
SM
MD
LG