Ndërlidhjet

Sot nisin bisedimet Prishtinë-Beograd



Kosova dhe Serbia do t'i zhvillojnë sot bisedimet e para që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Bisedimet në Bruksel do të ndërmjetësohen nga Bashkimi Evropian, dhe do të fokusohen në çështje të veçanta.

Prishtina shpreson që bisedimet të çojnë Beogradin që ta njohë pavarësinë e saj, të cilën Serbia e refuzon fuqimisht.

Kosova është e njohur nga 75 shtete, përfshirë SHBA-të dhe shumica e vendeve të BE-së.

Dje Kuvendi i Kosovës nuk arriti të miratojë rezolutën për bisedimet Prishtinë-Beograd. Miratimi i rezolutës u shty për të enjten.
XS
SM
MD
LG