Ndërlidhjet

Bajden takon udhëheqësit rusë


Nënpresidenti amerikan Xho Bajden ka biseduar me udhëheqësit e Kremlinit, të cilët i siguroi se Uashingtoni mbështet anëtarësimin e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Bajden dhe presidenti Dimitri Medvedev e zhvilluan takimin e parë të mbyllur në rezidencën e presidentit rus në një paralagje të Moskës.

Të enjten, nënpresidenti amerikan do të takohet edhe me kryeministrin Vladimir Putin.

Tema kryesore e diskutimeve me Medvedevin pritej të jetë situata në Libi dhe planet e Shteteve të Bashkuara për sistemin e mburojës raketore në Evropë.

Më herët, Bajden dhe zv/kryeministri Igor Shuvalov, morën pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes së kompanisë Aeroflot dhe prodhuesit të aeroplanëve, Boeing, për blerjen e tetë aeroplanëve Boeing-777 në vlerë prej 2.2 miliarda dollarë.
XS
SM
MD
LG