Ndërlidhjet

PE kritikon ritmin e reformave në Turqi



Ligjvënësit evropianë e kritikuan Turqinë për "përparimin e ngadalshëm" të reformave në përpjekjet e saj për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Parlamenti Ervopian miratoi një rezolutë, ku thotë se Ankaraja duhet të bëjë "reforma gjithëpërfshirëse kushtetuese, të cilat do ta transformonin Turqinë në një demokraci të vërtetë pluraliste, mbi themelet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirive themelore".

Në mesin e pengesave në rrugën e Ankarasë drejt BE-së u theksuan "konfrontimet" ndërmjet partive politike, përkeqësimi i gjendjes së mediave, dhe çështja rreth Qipros.
XS
SM
MD
LG