Ndërlidhjet

Franca, Britania: Thirrje për njohje të kryengritësve në Libi


Derisa forcat e kolonelit Muamer Gadafi, i kanë intensifikuar kundërsulmet e tyre ndaj luftëtarëve kryengritës, Franca dhe Britania, së bashku kanë ftuar që Bashkimi Evropian ta njohë Këshillin e rebelëve të Libisë si entitet i vlefshëm politik.

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, dhe kryeministri britanik, Dejvid Kameron, në një letër të përbashkët, thanë se ëashtë bërë e qartë se regjimi i Gadafit e ka humbur legjitimitetin dhe se ai dhe grupi i tij duhet të largohen nga pushteti.

Kriza në Libi do të jetë në krye të agjendës të samitit të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Bruksel.
XS
SM
MD
LG