Ndërlidhjet

BE: S'ka pajtime për ndërhyrje ushtarake në Libi


Liderët e Bashkimit Evropian janë mbledhur në Bruksel për të diskutuar situatën në Libi dhe masat eventuale kundër regjimit libian.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Tomas De Maicire, tha:

“Situata në Libi është dëshpëruese. Nëse dikatori qëllon popullatën e tij, askush nuk mund të rrijë duarkryq. Por, situata në Libi nuk është bazë për ndonjë ndërhyrje ushtarake të NATO-s. Çështja duhet të zgjidhet në Libi dhe rajon”, ka thënë ai.

Pothuajse i të njëjtit mendim ishte edhe kryeministri i Suedisë, Fredrik Rainfeld.

"Për mua, çdo diskutim për ndërhyrje ushtarake është më shumë çështje e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e Ligës Arabe dhe e NATO-s dhe nuk është përgjegjësi e Bashkimit Evropian. Unë mendoj se duhet të angazhohemi më shumë rreth asaj se si të arrijmë te dialogu, duke qenë të gatshëm për të mbështetur institucionet drejt një demokracie funksionale", ka thënë Rainfeld.
XS
SM
MD
LG