Ndërlidhjet

Paris: Hillari Klinton takohet me liderët kryengritës libianë


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, sot në Partis takohet me liderët kryengritës të Libisë, të cilët po u bëjnë presion liderëve botërorë, që të imponojnë zonë të ndalim – fluturimeve mbi Libinë.

Liga Arabe e ka mbështetur këtë ide, ndërsa Franca ka njoftuar se do të ndërmarrë aktivitet diplomatik në Kombet e Bashkuara për ta arritur këtë synim.

Raportohet se kryengritësit në Libi janë të pajisur dobët, ndërsa ballafaqohen me kundërshtar, që ka shumë më tepër armatim, përfshirë edhe aeroplana luftarakë dhe helikopterë.

Dje forcat lojale ndaj Muamer Gadafit luftuan kundër luftëtarëve kryengritës për kontrollin e qytetit strategjik, Brega.
XS
SM
MD
LG