Ndërlidhjet

Gjermania i pezullon planet bërthamore



Disa vende evropiane kanë shpallur masa për të rishikuar politikën e energjisë bërthamore pas krizës në centralin bërthamor në Japoni që u shkaktua nga tërmeti i së premtes.

Qeveria e Gjermanisë përkohësisht i ndali planet për të zgjatur jetën e elektrnaave bërthamore në vend.

Kancelarja Angela Merkel tha se vendimi nga viti i kaluar për të zgjatur jetën e 17 elektranave bërthamore do të pezullohet për tre muaj.

Po sot, qeveria e Zvicrës i pezulloi planet për ndërtimin e centraleve të reja, ndërsa ministri austriak i Mjedisit kërkoi të rishikohet siguria e centraleve bërthamore në Evropë.
XS
SM
MD
LG