Ndërlidhjet

HRW i mbyll zyrat në Uzbekistan



Human Rights Watch tha se autoritetet e Uzbekistanit e kanë detyruar që t'i mbyllë zyrat në kryeqytetin Tashkent.

Organizata për të drejtat e njeriut i akuzoi autoritetet uzbeke se nuk i lëshuan personelit viza dhe akreditimeve për punë para tërheqjes së lejes së regjistrimit të zyrës.

HRW tha se dëbimi vjen në kohën e "thellimit të krizës me të drejtat e njeriut në Uzbekistan", ku më shumë se dhjetë gazetarë dhe aktivistë janë burgosur dhe torturuar.
XS
SM
MD
LG