Ndërlidhjet

SHBA: Ish boksieri Muhamed Ali kërkon lirimin e amerikanëve


Legjenda e boksit, Muhamed Ali, 69 vjeçar, njëri nga myslimanët më të njohur në Shtetet e Bashkuara, ka kërkuar nga lideri suprem i Iranit, që t’i liroj dy amerikanë, që mbahen në këtë vend prej korrikut të vitit 2009, nën dyshimet për spiunim.

Xhejni Kanke, zëdhënëse e Qendrës Muhamed Ali në Kentaki, tha se ish kampioni botëror në kategorinë e rëndë, e ka bërë këtë kërkesë muajin e kaluar te lideri suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei.

Amerikanët Shejn Bauer dhe Xhosh Fatal ishin arrestuar përgjatë kufirit të Iranit me Irakun.

Ata thonë se ndoshta kanë hyrë pa qëllim në Iran, derisa ishin duke zhvilluar aktivitet alpinizmi.

Amerikanja tjetër, Sara Shourd, ishte liruar pas pagesës prej 500 mijë dollarësh në muajin shtator dhe është kthyer në shtëpi.
XS
SM
MD
LG