Ndërlidhjet

Armata e Libisë tha se do t'i ndërpresë luftimet



Armata e Libisë njoftoi se të dielën në 20 mars do t'i ndërpresë operacionet luftarake, në mënyrë që t'u mundësojë forcave anti-qeveritare të dorëzohen dhe ta shfrytëzojnë amnistinë, transmetoi agjencia shtetërore Xhana.

Ndërkohë kanë vazhduar sulmet artilerike në qytetin Axhdabija, pasi forcat opozitare e penguan sot hyrjen e trupave të Gadafit.

Aviacioni libian gjithashtu ka filluar bombardimin e Bengazit, bastion i kryengritësve.
XS
SM
MD
LG