Ndërlidhjet

Jemen, gaz lotsjellës kundër protestuesve


Dëshmitarët thonë se policia ka bastisur kampet e protestuesve në Aden të Jemenit, ku mijëra njerëz bëjnë thirrje për largimin e presidentit Ali Abduallah Saleh nga pushteti.

Forcat e rendit mësohet të kenë përdorur gaz lotsjellës, ndërsa mbetet i paqartë numri i të plagosurve.

Të premten, të paktën 46 njerëz kanë humbur jetën nga përleshjet ndërmjet protestuesve dhe policisë. Presidenti Saleh ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në vend.
XS
SM
MD
LG