Ndërlidhjet

Shqipëri: Policia ka konfiskuar 200 kilogramë drogë


Autoritetet në Shqipëri thonë se kanë konfiskuar 200 kilogramë koakinë kolumbiane, që ishte fshehur në një kamion, dhe kanë arrestuar tre trafikantë të dyshuar.

Në njoftimin nga Zyra e prokurorit të përgjithshëm, thuhet se policia i ka arrestuar një shqiptar dhe dy maqedonas, pasi e kishin ndalur kamionin në qytetin Gjirokastër, 220 kilometra në jug të Tiranës, dhe afër kufirit me Greqinë.

Koakina ishte fshehur në vaj të palmave.

Autoritetet e Shqipërisë thanë se arrestimi u bë pas informacioneve nga shtetet e Evropës perëndimore.
XS
SM
MD
LG